Lajme nga Bota

Draghi, Macron dhe Scholz mbështesin kandidaturën e menjëhershme të Ukrainës për në BE

Draghi, Macron dhe Scholz mbështesin kandidaturën e menjëhershme

Tre liderët më të fuqishëm të Europës, Draghi, Macron dhe Olaf Scholz, deklaruan se janë pro që Ukraina të fitojë statusin e kandidatit të menjëhershëm, për t’u bashkuar me Bashkimin Europian.

Macron premtoi gjithashtu se Franca do t'i dorëzojë Ukrainës gjashtë armë shtesë me rreze të gjatë veprimi Cezar, ndërsa ajo përpiqet të luftojë pushtimin rus.

Tre mesazhet nga Liderët europianë të cilët ishin në një vizitë zyrtare në Ukrainë:

Emmanuel Macron: Macron foli për rëndësinë e mbajtjes hapur të një kanali komunikimi me presidentin rus Putin.

Draghi, Macron dhe Scholz mbështesin kandidaturën e menjëhershme

Mario Draghi: Mario Draghi tha se Italia dëshiron që Ukraina të ketë statusin e kandidatit në BE dhe do ta mbështesë këtë pozicion në takimin e Këshillit Evropian të javës së ardhshme. Gjithashtu shprehi gatishmërinë për të ndihmuar në rindërtimin e Ukrainës.

Draghi, Macron dhe Scholz mbështesin kandidaturën e menjëhershme

Olaf Scholz: Kancelari gjerman tha se ai erdhi në Ukrainë me një mesazh të qartë: Ukraina i përket familjes evropiane. Ai shtoi se Gjermania do të mbështesë një vendim pozitiv për anëtarësimin e Ukrainës dhe Moldavisë në BE.

Draghi, Macron dhe Scholz mbështesin kandidaturën e menjëhershme