Lajme nga Bota

Draghi në Parlamentin Europian: Të hapen negociatat me Shqipërinë

Draghi në Parlamentin Europian: Të hapen negociatat me

Kryeministri i Italisë, Mario Draghi në një fjalim drejtuar Parlamentit Europian në Strasbourg, ka bërë thirrje se duhen hapur menjëherë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Draghi u shpreh se integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk është një kërcënim për projektin europian.

“Duhet përshpejtuar së pari procesi i zgjerimit. Integrimi i plotë i vendeve që aspirojnë anëtarësimin në Bashkimin Europian nuk përfaqëson një kërcënim për projektin europian, por është pjesë e realizimit të tij. Italia mbështet hapjen e menjëhershme të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në përputhje me vendimin e Këshillit Europian të marsit 2020. Duam t’i japim një shtysë të re negociatave me Serbinë dhe Malin e Zi dhe t’i përkushtojmë vëmendjen maksimale pritshmërisë legjitime të Bosnjën Hercegovinës dhe Kosovës. Jemi në favor të anëtarësimit të të gjitha këtyre vendeve dhe duam Ukrainën në Bashkimin Europian. Ne duhet të ndjekim rrugën që kemi përcaktuar për zgjerimin, por njëkohësisht duhet të lëvizim sa më shpejt të jetë e mundur“, ka thënë ai.