Lajme nga Bota

Drejt normalitetit? Doktor Fauci sugjeron të hiqni maskat, por vetëm në këto dy raste

Drejt normalitetit? Doktor Fauci sugjeron të hiqni maskat, por vetëm

A po i rikthehemi gradualisht normalitetit të ri? Doktor Anthony Fauci hodhi një hap më tej sot duke propozuar që personat e vaksinuar ndaj Covid, nuk kanë nevojë të mbajnë më maskën në ambientet e jashtme.

Kryevirologu kryesor në SHBA dhe drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, tha për "CBS This Morning" se: "Është tani koha të bëjmë këtë tranzicion."

Doktori tha:

"Nëse jeni të vaksinuar, nuk keni pse të vendosni dhe të mbani maskë jashtë. Maska do të kërkohej në një situatë të pazakontë, nëse gjendeni në një zonë ku ka grumbuj të njerëzve. Në këtë rast rekomandoj të mbahet maska. Por në çdo situatë tjetër, nëse jeni të vaksinuar dhe ndodheni në ambiente të jashtme, lëreni mënjanë maskën’’.

Me këtë propozim, doktor Fauci sugjeron se personat e vaksinuar tërësisht nga Covid nuk janë më rrezik për të transmetuar apo për t'u infektuar nga Covid: Por për sa kohë që nuk ndodheni në një ambient të mbyllur me shumë persona të pavaksinuar.

*Tiranapost.al.