Lajme nga Bota

'Dua që vajza ime të dijë për këtë që po kalojmë'

'Dua që vajza ime të dijë për këtë që po

Nicola Sgarbi është një nga mjekët në Itali i cili në përballje me sëmundjen  e koronavirusit dhe fluksit të madh të pacientëve ka punuar me turne të stërzgjatura, aq sa efektet shihen dukshëm në këtë foto.

'Dua që vajza ime të dijë për këtë që po

Ai bëri selfien pas turnit 12 orësh, për ti treguar në të ardhmen vajzës së vogël 1 vjeçe se me çfarë u përball ai vetë dhe njerëzimi: Do i tregoj asaj për këtë moment!

Duke nisur dhe nga mosha e re e tij, Nicola ka thënë se nuk është përballur kurrë në jetë me një situatë të tillë.

Në një intervistë të ditës së djeshme për kanalin Italian La 7, Nicola u bëri thirrje njerëzve të qëndrojnë në shtëpi!

Në lidhje direkte nga Spitali i Modenas ai tha:

Duhet të qëndroni në shtëpi Është e vetmja mënyrë për të ndalur virusin dhe parandalimin e përhapjes masive. Shmangni kontaktet. Kam punuar 12 orë pa asnjë shkëputje. Po punojmë aq sa maska po na lë shenjë në fytyrë. Në terapinë intensive nuk ka vend për emocione, por frikë përballë këtij virusi të ri PO, ka!

'Dua që vajza ime të dijë për këtë që po