Lajme nga Bota

Dua të qaj kur shoh si mblidhen njerëzit nëpër lokale!

Dua të qaj kur shoh si mblidhen njerëzit nëpër lokale!

Kur shoh njerëz që takohen në bare e restorante pa asnjë masë distancimi më bëjnë të dua të qaj. Këtë thotë ministrja e Parë e Skocisë Nicola Sturgeon pas fotove të publikuara në mediat britanike ku tregohej se si gjatë fundjavës, njerëzit argëtohen nëpër lokale dhe rrijnë ngjitur me njëri tjetrin duke mos menduar aspak për koronavirusin.

Dua të qaj kur shoh si mblidhen njerëzit nëpër lokale!

Shqetësimi për numrin e të infektuarve gjatë fundjavës është rritur pasi sot u zbuluan 13 raste me të infektuar të cilët kishin qenë në të njëjtin lokal me emrin Hawthorn.

Dua të qaj kur shoh si mblidhen njerëzit nëpër lokale!

Sturgeon u bëri thirrje kryesisht të rinjve që të mendojnë mirë para se të shkojnë në restorante dhe lokale, dhe frika më e madhe pas vendimit për hapjen e tyre ishte pikërisht ajo që po ndodh: Mos respektimi i distancës në biznese të tilla.

Skocia ka vendosur të hapë me kohë të plotë të gjitha shkollat duke filluar nga e hëna.

Skocia ka 18,645 raste nga shpërthimi i pandemisë, 4,138 janë shëruar, 2,491 kanë humbur jetën.