Lajme nga Bota

Duan të na fusin çipin! Ku është virusi? Gjermanët revoltohen dhe ja teoritë që nxjerrin

Duan të na fusin çipin! Ku është virusi? Gjermanët

Një kuzhinier i famshëm që përhapi lajme në rrjetet sociale se koronavirusi është mashtrim qeveritar për tu vendosur njerëzve çipa në trup apo kokë që ti kontrollojnë është ndaluar nga policia gjermane. Ai bashkë me të tjerë u mblodh para godinës së parlamentit duke kërkuar një provë reale se virusi ekziston.

Ndërkohë që një artiste gjermane shtronte pyetjet se ku është efektiviteti i maskave dhe prova se nga doli ky virus.

Teoritë konspirative janë përhapur gjerësisht në media sociale kudo në botë, edhe nga njerëz me ndikimim si një kardinal gjerman i cili thoshte se pandemia ishte një pretekst për të krijuar një qeveri të vetme globale, pjesë e një ekspermenti ku pasojat do binin mbi popullin e thjeshtë.

Këto teori kanë bërë që shumë njerëz nëpër botë të dalin në protesta. Ata ankohen se kanë ngelur pa punë dhe nuk kanë të ardhura, dhe se e gjitha kjo është një eksperimet i liderëve në botë.

Steffen Seibert, zëdhënësi i kancelares Merkel, ka thënë se teoritë e konspiracionit po minojnë edhe qëllimin e mirë të vaksinës pasi njerëzit tashmë po krijojnë dyshime.

'Kushdo që përhap këto teori të komplotit dëshiron vetëm të shkaktojë përçarje në vendin tonë. Ata që sulmojnë oficerët e policisë ose gazetarët nuk do të jenë në gjendje të fshihen pas mbrojtjes së fjalës së lirë’, deklaroi ai para një javë.

Ndërsa Katharina Nocun, autorja e një libri gjerman në lidhje me teoritë e komplotit të quajtur Fake Fact, thotë se pandemia ka krijuar një terren ideal për krijimin e teorive të tilla të rreme.

‘Studimet kanë treguar që teoritë e komplotit janë gjithmonë ekzistente, por ato bëhen veçanërisht të dukshme gjatë krizave si kjo. Kur njerëzit ndiejnë një humbje të kontrollit, narrativat e komplotit bëhen më tërheqëse. Njerëzit në situata të tilla kërkojnë të fajësojnë dikë, dhe në këtë rast janë qeveritë’.

Kjo situatë padyshim nuk është vetëm në Gjermani. Gazetari i New York Post, tregonte mbrëmë për një skenar shumë të frikshëm: Një revoltë e njerëzve për të mos bërë vaksinën.

Ti beson në këto teori komploti e konspirative?