Lajme nga Bota

Dy gra akuzojnë babain e Boris Johnson për ngacmim seksual

Dy gra akuzojnë babain e Boris Johnson për ngacmim seksual

Një deputete dhe një gazetare në Mbretërinë e Bashkuar kanë akuzuar që të dyja Stanley Johnson, babain e kryeministrit Boris Johnson, se i ka prekur në mënyrë të papërshtatshme.

Caroline Nokes tha se i moshuari Johnson e goditi me forcë në të pasmet e saj dhe i tha se i ka të bukura. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2003.

Johnson nuk pranoi të komentonte në lidhje me pretendimin e saj të bërë për Sky News, përveçse të thoshte se 'nuk e mban mend fare Caroline Nokes'.

Pas Nokes, ishte edhe gazetarja Ailbhe Rea, e revistës Neë Statesman, që akuzonte Johnson se e kishte përkëdhelur atë në konferencën konservatore të vitit 2019.

“Ka pasur deputetë meshkuj që të fusin duart në të pasme. Mund të kujtoj një burrë vërtet të njohur që më goditi në pjesën e pasme me aq forcë sa mundi dhe tha: “Oh, Romsey, ti i ke kaq të bukura. Ishte Stanley Johnson dhe ma bëri këtë përpara zgjedhjeve të ’05-ës, Fiks fare në 2003-shin. Unë s`bëra asgjë për t`ju kundërpërgjigjur dhe tani më vjen turp dhe keq për këtë. Tani ndoshta do kisha reaguar ndryshe”, tha Nokes.

Kurse gazetarja Rea shkruante në Twitter: “Stanley Johnson më përqafoi në një festë në konferencën e Konservatorëve në 2019-ën. I jam mirënjohëse Caroline Nokes që i dha zë historisë së saj në mënyrë që asnjëra prej nesh të mos durojë momente të tilla, aq më pak nga babai i kryeministrit”.

Stanley Johnson humbi fushatën për t'u bërë deputet në vitin 2005-ën.

Tani është 81 vjeç dhe i vetmi reagim që ka bërë pas këtyre dy akuzave ka qenë: “Nuk më kujtohet fare Caroline Nokes”.