Lajme nga Bota

Dy JO-të që nuk i dhanë grave amerikane të drejtën e pakufizuar të abortit

Dy JO-të që nuk i dhanë grave amerikane të drejtën e

Me 51 vota kundër dhe 49 vota pro, Senati i SHBA-së votoi kundër avancimit të Aktit për Mbrojtjen e Shëndetit të Grave.


Ç`do të thotë ky akt?

Ky projektligj do t'i kishte dhënë fund disa ligjeve të rrepta shtetërore kundër abortit. Për shembull, disa shtete, përfshirë Teksasin dhe së fundmi Oklahomën, e ndalojnë abortin pas dëgjimit të rrahjeve të zemrës së fetusit. Rrahjet arrijnë të dëgjohen përgjithësisht në javën e gjashtë të shtatzënisë dhe shumica e nënave e zbulojnë shtatzëninë pikërisht në këtë javë.

Ku qëndron aktualisht problemi?

Koha e kufizuar që ato kanë për ta vlerësuar vendimin e tyre dhe për të gjetur klinikën dhe kushtet e përshtatshme për të kryer procedurën e abortit, në rastet kur shtatzënia është e paplanifikuar.

Ligji i vitit 1973 “Roe kundër Wade”

Ligji i vitit 1973 u jep të drejtën grave për të kryer abort pa kufizime, por shtete të ndryshme kanë të drejtën e marrjes së vendimeve specifike. Votimi i djeshëm i Senatit synonte ta shndërronte çështjen e abortit në një ligj federal. Kjo do të kufizonte shtetet të përcaktonin kufizime. Pra ligji do të unifikohej për të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Do të ndalonte kështu shtete që si Teksas dhe Oklahoma kanë vendosur kufizime në periudhat e shtatzënisë.

Demokratët kundër Republikanëve

Çështja e abortit është një nga temat më delikate dhe të nxehta të përplasjes Demokratë-Republikanë. Demokratët mbështesin të drejtat e abortit, Republikanët e kundërshtojnë. Megjithatë demokrati i Virxhinias Perëndimore, Joe Manchin kaloi në anën e Republikanëve me votën e tij kundër. Kurse senatoret republikane Susan Collins nga Maine dhe Lisa Murkoëski nga Alaska lëshuan një deklaratë të përbashkët duke riafirmuar angazhimin e tyre për të drejtat e abortit, por duke promovuar gjithsesi një legjislacion më kufizues. Mbështetja e të paktën 60 senatorëve do të ishte e nevojshme që ligji të kalonte.

Rrjedhja e Informacionit

E gjithë çështja u rikthye në vëmendje pas rrjedhjes së informacionit në shtyp se Gjykata e Lartë amerikane, mund të vendoste ta rrëzonte vendimin e marrë për çështjen “Roe kundër Wade”, që legalizoi abortin në Shtetet e Bashkuara rreth 50 vite më parë.

Vala e protestave

Kjo rrjedhje informacioni nxiti protesta të shumta në Shtetet e Bashkuara. Me pankarta në duar, prej disa javësh tashmë, gra dhe aktivistë të ndryshëm po kërkojnë që të kenë të drejtën për të vendosur mbi trupin e tyre.