Dyshohet për sulm terrorist, momenti i shpërthimit në Stamboll

E Diel 13 Nëntor 2022, 16:33
TiranaPost
Pamje të rëndë vijnë nga kamerat e sigurisë së bizneseve në Stamboll. Janë sekondat para shpërthimit të fuqishëm që dyshohet të jetë sulm terrorist, kamikaz.
Me lënda plasëse të ngjitur në trup, autorja duket të jetë një grua. Po ende nuk është verifikuar.
Si pasojë e shpërthimit mbetën 4 të vdekur dhe 38 të plagosur.
Ngjarja ka ndodhur sot, në bulevardin e këmbësorëve në Stamboll.
Kujdes, pamje të rënda!