Lajme nga Bota

Dyshohet se u dha injeksion vdekjeprurës pacientëve të prekur nga Covid-19, arrestohet mjeku gjerman

Dyshohet se u dha injeksion vdekjeprurës pacientëve të prekur nga

Policia gjermane ka arrestuar dhe ka nisur hetimet për vrasje kundër një mjeku të vjetër në qytetin perëndimor të Essen pasi dyshohet se u ka injektuar një dozë vdekjeprurëse dy pacientëve të prekur me Covid-19.

Mjeku, 44-vjeçar, i cili ka punuar në spitalin universitar Essen që nga shkurti, dyshohet se ka vrarë dy burra të moshës 47 dhe 50 vjeç të cilët ishin në kujdes intensiv.

Ai ka pranuar një nga rastet në polici duke thënë se donte t’i kursente të afërmve dhe pacientit vuajtjet.

E përditshmja gjermane Bild raporton se mjeku i arrestuar, kishte njoftuar familjarët e pacientëve para se t’u jepte injeksionet vdekjeprurëse

Pacientët e sëmurë mund të kërkojnë ndihmë për t'i dhënë fund jetës së tyre në Gjermani nën një vendim gjykate të lëshuar vitin e kaluar, por është e paqartë nëse kjo ka ndodhur në këto raste.

Të gjitha format e vdekjes së asistuar janë veçanërisht të ndjeshme në Gjermani për shkak të trashëgimisë së Holokaustit, kur regjimi nazist vrau 6 milion hebrenj dhe kreu eksperimente çnjerëzore në një numër prej tyre.

Spitali i Essen tha se mjeku ishte pezulluar dhe po ndihmonte policinë me hetimet e tyre.

Rajoni industrial perëndimor, pjesë e të cilit është Essen, po përjeton një nga shpërthimet më të rënda të pandemisë në Gjermani, me 166 raste të diagnostikuara për 100,000 banorë.

*Artikulli i marrë nga The Guardian. Përkthyer dhe përshtatur për Tiranapost.al.