Lajme nga Bota

E dini cili është kuptimi i ngjitëseve mbi fruta? Zbuloni rëndësinë e tyre

E dini cili është kuptimi i ngjitëseve mbi fruta? Zbuloni

Shanset janë që shumica prej nesh në një kohë ose në një tjetër ka parë ato ngjitëset e vogla nëpër fruta. Përveç logove të ndritshme që kanë në to, ekziston edhe një kod dixhital PLU (ose Kodi i Kërkimit të Çmimit). Rezulton që prodhuesit e frutave jo vetëm që po përpiqen të reklamojnë veten e tyre, por gjithashtu po na ofrojnë informacione të rëndësishme për konsumatorin.

Por çfarë nënkuptojnë këta numra dhe cilat janë sekretet që ato përmbajnë i gjeni të renditura më poshtë.

Një kod me katër shifra që fillon me numrin 3 ose 4

E dini cili është kuptimi i ngjitëseve mbi fruta? Zbuloni

Nëse ka vetëm katër numra në ngjitëse, atëherë kjo do të thotë që frutat (ose perimet) janë prodhuar me ndihmën e teknikave moderne agronomike duke përfshirë sasi të bollshme të plehrave dhe pesticideve.

Një kod pesë-shifror që fillon me numrin 8

E dini cili është kuptimi i ngjitëseve mbi fruta? Zbuloni

Kjo do të thotë se fruti është modifikuar gjenetikisht si pjesë e procesit të rritjes. Po ashtu është. Ky është ushqimi OMGJ që vazhdon të shkaktojë kaq shumë polemika. Kërkimet tregojnë se pjeprat, bananet dhe papajat janë llojet e frutave që modifikohen gjenetikisht më shpesh.

Një kod pesë-shifror që fillon me numrin 9

E dini cili është kuptimi i ngjitëseve mbi fruta? Zbuloni

Nëse e shihni këtë lloj kodi, kjo do të thotë që fruti është rritur duke përdorur metodat e vjetra bujqësore të paraardhësve tanë, pa ndonjë kimikat. Këto janë produkte organike.

Nëse fruti nuk ka një kod PLU

E dini cili është kuptimi i ngjitëseve mbi fruta? Zbuloni

Shumica e njerëzve përpiqen të gjejnë fruta pa ngjitëse. Por kjo në fakt mund të jetë e rrezikshme: frutat që importohen nga jashtë duhet të etiketohen gjithmonë në këtë mënyrë. Nëse nuk ka një etiketë, shanset janë që janë hequr për një arsye specifike dhe kjo nuk është në avantazhin tuaj si konsumator.

*Artikulli i marrë nga Bright Side. Përkthyer dhe përshtatur për Tiranapost.al.