E fundit/ Ushtria amerikane rrëzon balonën spiune të Kinës

E Shtunë 4 Shkurt 2023, 21:48
TiranaPost
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rrëzuar një balonë spiune të Kinës e cila ka fluturuar në të gjithë Amerikën javën e kaluar.
Balona u pa për herë të parë mbi SHBA-në disa ditë më parë, sipas Pentagonit, por zyrtarët e konsideruan atë shumë të rrezikshme për ta rrëzuar mbi tokë.
Zyrtarët amerikanë thonë se balona po përdorej për përgjim, duke hedhur poshtë pretendimin e Kinës se ishte një aeroplan kërkimor civil.
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken shtyu një udhëtim në Kinë si përgjigje.
Ndërkohë, një tjetër balonë spiune kineze është parë mbi Amerikën Latine, tha Pentagoni të premten në mbrëmje.