Lajme nga Bota

E infektuan me virus prindërit, ndërron jetë foshnja në Zvicër

E infektuan me virus prindërit, ndërron jetë foshnja në

Ka humbur jetën në Zvicër një foshnjë i porsalindur pasi u infektua me koronavirus. Autoritetet zvicerane nuk kanë dhënë më shumë detaje, por kanë treguar se foshnja ka ndërruar jetë në një spital në Zyrih pasi u infektua me koronavirus.

Lajmi u konfirmua nga Stefan Kuster, kreu i departamentit të sëmundjeve infektive në Zyrën Federale të Shëndetit Publik, në një konferencë shtypi sot në kryeqytetin zviceran Bern.

Prindërit e foshnjës që jetojnë në kantonin Aargau, u infektuan jashtë vendit duke ua transmetuar dhe dy fëmijëve të tjerë të tyre, njëri në kopsht dhe tjetri në shkollë fillore të cilët kanë rezultuar pozitivë, duke bërë që 70 persona, që kanë qenë në kontakt me to mes tyre fëmijë, të karantinohen.

Zvicra është një prej vendeve që hapi më shpejt kopshtet dhe shkollat fillore, që në datën 11 maj.

Bilanci në Zvicër është: 30 700 persona të prekur ndërsa 1.656 kanë ndërruar jetë.