Lajme nga Bota

E kaloi koronavirusin, por Melania ka kollë të vazhdueshme

E kaloi koronavirusin, por Melania ka kollë të vazhdueshme

Melania Trump e kaloi koronavirusin, por duket se efektet e tejkalojnë thjesht një negativizim të testit të virusit.

Mësohet se zonja e parë e Shtëpisë së Bardhë nuk do të udhëtojë në Erie të Pennsylvanisë, sot, në një tubim të bashkëshortit të saj Donald Trump për shkak të kollës së vazhdueshme. Lajmin e ka bërë me dije zëdhënësja e saj Stephanie Grisham e cila përmes një deklarate thotë:

"Zonja Trump vazhdon të ndihet më mirë çdo ditë pas shërimit nga Covid-19, por me një kollë të zgjatur, për shka të kujdesit të treguar, ajo nuk do të udhëtojë sot".

Në një intervistë të 15 tetorit, Melania rrëfeu eksperiencën e saj me Covid-19. 

“Natyrisht, sapo dolëm pozitivë, mendja më shkoi direkt tek djali. Ai s`kishte asnjë simptomë, por frika ime u bë e vërtetë kur ai u testua dhe doli pozitiv. Në fakt më erdhi mirë që të tre e kaluam në të njëjtën kohë. Në këtë mënyrë u kujdesëm njëherësh për njëri-tjetrin. Kaluam edhe më shumë kohë se zakonisht së bashku”, tha ajo. 

E kaloi koronavirusin, por Melania ka kollë të vazhdueshme

Zonja e Parë 50 vjeçe, nuk u shtrua në spital për trajtim, si presidenti Trump. Ajo pati simptoma më të lehta.

Mori vitamina dhe hëngri shëndetshëm. Melania njoftoi njëherësh faktin se edhe ajo ka rezultuar negative, ashtu si i shoqi, në tamponin e fundit. Së shpejti do t`i rikthehet detyrave, njoftoi zëdhënësja, por mesa duket ajo nuk është ende gati! 

E kaloi koronavirusin, por Melania ka kollë të vazhdueshme