Lajme nga Bota

E kaluam më të keqen! Kryeministri spanjoll mendon që vendi t’i kthehet normalitetit

E kaluam më të keqen! Kryeministri spanjoll mendon që vendi

Sipas kryeministrit spanjoll, Pedro Sanchez, vendi e ka kaluar më të keqen e koronavirusit dhe situata tashmë po vihet nën kontroll. Deri më sot në Spanjë raportohet se 15.238 persona kanë humbur jetën nga virusi, ndërsa konfirmohen mbi 152 mijë të infektuar.

Sanchez tha se po mendohet për lehtësimin gradual të masave të sigurisë deri në daljen nga izolimin. Deputetët po diskutojnë nëse duhet të zgjatet gjendja e emergjencës në vend deri më 26 prill, duke i mbajtur njerëzit në shtëpi kështu edhe për dy javë të tjera.

Disa vende evropiane kanë marrë vendimin për lehtësimin e masave, Austria dhe Republika Çeke kanë vendosur që nga java e ardhshme të hapen dyqanet e vogla, ndërsa Danimarka dhe Norvegjia vendosën për hapjen e shkollave.