Lajme nga Bota

Sulme kamikaze në qendër të Bagdadit, 28 të vdekur dhe 70 të plagosur

Sulme kamikaze në qendër të Bagdadit, 28 të vdekur dhe 70

Të paktën 28 ​​personakanë humbur jetën dhe rreth 70 të tjerë janë plagosur pas dy sulmeve vetëvrasëse me bombë në një zonë tregtare të mbushur me njerëz në kryeqytetin e Irakut, Bagdad.

Dy persona u vetëhodhën në erë në një treg rrobash, në sheshin Tayaran, ndërkohë që ishin në ndjekje nga forcat e sigurisë.

Sulmi i fundit vdekjeprurës në këtë qytet ishte në Janar të 2018-s. Në të njëjtin shesh mbetën të vrarë 35 persona.

Asnjë grup terrorist deri më tani nuk ka marrë përsipër sulmet, por dyshimet janë se pas tyre fshihet i ashtuquajturi Shteti Islamik.

Qeveria irakiane shpalli fitoren në luftën kundër ISIS në fund të 2017-s, por celula të fshehta vijojnë që të veprojnë në heshtje në vend, duke operuar kryesisht në zona rurale dhe duke sulmuar forcat e sigurisë.

Artikulli i marrë nga BBC, përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tiranapost.al.