Lajme nga Bota

E meritojmë të buzëqeshim sërish!

E meritojmë të buzëqeshim sërish!

Giuseppe Conte, kryeministri italian italian në një mesazh shpresëdhënës tregoi se Italia po rimëkëmbet dhe po i lehtëson dalëngadalë masat.

“Ne e meritojmë të buzëqeshim, të gëzohemi, pas disa javëve të sakrificës së madhe”, tha ai.

Conte tregoi se radhën e kanë reformat ekonomike.

Me më shumë se 33,600 persona të vdekur dhe gati 234,000 raste të të infektuarve me koronavirus, Italia është kthyer në një prej shteteve të prekura nga Covid-19, por javët e fundit shifrat kanë qenë në ulje.

“Kjo krizë duhet të jetë mundësi për të tejkaluar problemet strukturale dhe ridizajnimin e shtetit. Na duhet të merremi me emergjencën ekonomike dhe atë shoqërore”.

Megjithatë, ai bëri sërish thirrje për kujdes në kohën e pandemisë, duke theksuar se “masa më efektive kundër virusit është distanca fizike dhe përdorimi, nëse ka nevojë, i maskës”.