Lajme nga Bota

E pamundur të parashikohet sa do zgjasë kjo pandemi!

E pamundur të parashikohet sa do zgjasë kjo pandemi!

Është e pamundur të parashikohet se sa do zgjasë pandemia e koronavirusit, nëse nuk ka një përpjekje kombëtare për t’ju përmbajtur masave parandaluese. Kështu shprehet eksperti amerikan, doktor Anthony Fauci i cili shpreh shqetësimin për rritjen e numrit të të infektuarve dhe viktimave në SHBA, që ka arritur në 152.075, bazuar të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.

Parashikimet e ekspertëve tregojnë se deri në nëntor mund të vdesin  219.864 njerëz. Dhe kjo për shkak se në Amerikë ende diskutohet për masat si mbajtja e maskave dhe distancimi social.

"Kjo është një shenjë e sigurt se duhet të jeni vërtet të kujdesshëm," thotë Fauci.

Kujtojmë se eksperti kryesor amerikan është përplasur disa herë me presidentin Donald Trump, lidhur me sugjerimet e doktorit për më shumë masa kufizimi. Por Trump ka thënë se kjo do të thoshte goditje në ekonominë e vendit.