Lajme nga Bota

E pazakontë, kompania franceze do prodhojë në masë vaksinën e rivalit Pfizer

E pazakontë, kompania franceze do prodhojë në masë

Kompania farmaceutike franceze Sanofi, ka njoftuar se do të fillojë gjatë këtij viti prodhimin masiv të vaksinave anti koronavirusit të zhvilluar nga rivalët e saj Pfizer dhe BioNtech.

Sipas mediave, ky është një veprim i pazakontë nga një kompani që normalisht është në konkurrencë me kompani të tjera farmaceutike. Por nevoja për vaksinat për popullatën ka bërë që kompania franceze të ndjekë këtë skemë.

Vendet në mbarë botën janë të etura të sigurojnë doza vaksinash ndërsa BE ka firmosur një kontratë për të furnizuar me 600 milionë doza vendet e BE në javët e ardhshme. Megjithatë kompania tjetër e vaksinave, AstraZeneca thotë se kjo mund të mos arrihet në një kohë të shkurtër.

Kompania Sanofi thotë se është arritur një marrëveshje për të prodhuar rreth 125 milion doza në fund të këtij viti, duke filluar nga muaji korrik. Vaksinat pritet të prodhohen përmes përdorimit të një fabrike të konvertuar në Gjermani.

Shefi ekzekutiv i Sanofi tha se kontrata me Pfizer ishte e para e këtij lloji që bëhet në industrinë farmaceutike.

*Tiranapost.al.