Lajme nga Bota

Edhe Disney në krizë! Planifikon pushime nga puna

Edhe Disney në krizë! Planifikon pushime nga puna

Disney po planifikon shkurtime të vendeve të punës. Lëvizja vjen pasi Kompania raportoi rezultate zhgënjyese tremujore, me aksionet që kanë rënë në nivelin më të ulët prej 52 javësh.

‘Ne do të shikojmë çdo rrugë për të gjetur kursime dhe parashikojmë disa reduktime të stafit”, tha CEO Bob Chapek në një letër drejtuar punonjësve.

Chapek u tha gjithashtu drejtuesve që udhëtimet e biznesit duhet të kufizohen vetëm në udhëtime thelbësore dhe se takimet duhet të zhvillohen virtualisht sa më shumë.

Disney ka rreth 190,000 punonjës.