Lajme nga Bota

Edhe Holanda ndalon përdorimin e vaksinave AstraZeneca për personat nën 60 vjeç

Edhe Holanda ndalon përdorimin e vaksinave AstraZeneca për personat

Holanda është bërë shteti i radhës që ka ndaluar administrimin e vaksinave të kompanisë AstraZeneca për personat nën moshën 60-vjeçare. Pak ditë më parë të njëjtin vendim kishin marrë disa lande në Gjermani dhe Franca.

Në deklaratën e qeverisë ku lajmërohej vendimi, shkruhej se shteti holandez ka regjistruar 5 raste tromboze nga persona që kanë marrë vaksinën. Rastet kanë qenë më të shpeshta tek gratë e moshës së re. Këto janë vetëm 5 raste nga 400.000 doza që janë administruar deri tani në Holandë, megjithatë autoritetet shëndetësore kanë zgjedhur kujdesin.

“Pyetja kritike është nëse këto probleme kanë lidhje me vaksinën, apo do të përjetoheshin gjithsesi nga qytetarët. Derisa të mund t’i përgjigjemi kësaj pyetjeje, duhet të zgjedhin kujdesin”- ka thënë Ministri holandez i shëndetësisë Hugo de Jonge, nga Amsterdami.

Tiranapost.al