Lajme nga Bota

Edhe Jeff Bezos dështon ndonjëherë: Cilat do qofshin qëllimet tuaja, mos u dorëzoni sado e vështirë të bëhet

Edhe Jeff Bezos dështon ndonjëherë: Cilat do qofshin

Që nga fillimi i Amazon si një librari në internet nga garazhi i tij në vitin 1994, Bezos ka grumbulluar një pasuri që tejkalon 191 miliardë dollarë dhe e ka kthyer Amazon në një industri shumëkombëshe prej 1.6 trilionë dollarësh.

Një pjesë e këtij suksesi, thotë ai, do të thotë të mësoni se si t'i ktheni dështimet tuaja në vrull pozitiv.

Shembulli i tij i fundit: Amazon Game Studios, i cili më në fund shënoi lançimin e tij të parë të suksesshëm.

“Pas shumë dështimeve dhe pengesave në lojëra, ne kemi një sukses”, shkroi në Twitter.

Loja, e quajtur "New World”që u lançua së fundmi tashmë "ka magjepsur botën e lojërave kompjuterike".

Është një kthesë e dukshme për studion e lojërave të Amazon, e cila nisi përpjekjen e saj të parë të nmadheë një video- lojë vitin e kaluar. Loja, e quajtur "Crucible", dështoi mjaftueshëm sa që Amazon e tërhoqi atë pas vetëm disa muajsh, pavarësisht nga shumë vite që shpenzuan për ta zhvilluar atë.

Në postimin e tij në Twitter, Bezos shkroi se ishte "krenar" për ekipin dhe këmbënguljen e tyre, duke vënë në dukje se është e rëndësishme të shikohen pengesat "si pengesa të dobishme që nxisin të mësuarit".

“Cilat qofshin qëllimet tuaja, mos u dorëzoni sado e vështirë të bëhet”, shkroi ai.

Bezos ka inkurajuar prej kohësh ekipet e tij të ndërmarrin rreziqe të mëdha dhe të përqafojnë dështimet. Historia e themelimit të Amazon është një shembull: në moshën 30-vjeçare, Bezos la punën e tij në bankën e investimeve në Wall Street për të hapur librarinë online, sepse ndihej i paplotësuar.

Në Mars në 2019, Bezos u tha punonjësve të tij: "Ne kemi nevojë për dështime të mëdha nëse do të lëvizim gjilpërën - dështime në shkallë miliarda dollarësh," tha Bezos.

Tiranapost.al