Edhe për një ditë në shtëpinë e plazhit, Biden duhet të japë llogari për gazetarët
![TiranaPost](https://cdnimpuls.com/tiranapost.al/media3/-48-0-6318a0ab039ce.jpg)
Nëse je në jetën publike, do të skrutinizohesh, do të japësh llogari për çdo lëvizje, qoftë edhe një ditë pushimi, pse, kur, ku, me kë...
Është siç do duhet të funksionojë kudo me njerëzit që janë në detyra publike. Si në rastin e Biden kur gazetarët e pritën para shtëpisë së tij të plazhit për ta pyetur se ç`kërkonte në shtëpinë e pushimit në një kohë pune.
Presidentit iu desh t`i sqaronte se në Shtëpinë e Bardhë po bëheshin rinovime për ta bërë më të sigurt kështu që meqë s`kishte ku të shkonte, u drejtua për në shtëpinë e tij në Rehoboth Beach, Delaware.
Biden madje nisi t`i sqaronte gazetarët vetë duke qenë se shpesh akuzohet për ditët dhe fundjavat që kalon në Delaware.
"Meqë ra fjala, arsyeja pse jam këtu sot vetëm për një ditë, - se e di që për ju janë pushime, por jo - nuk jam. Shërbimi Sekret e ka kthyer shtëpinë time përmbys në kuptimin e mirë, për ta bërë atë më të sigurt. Kështu që unë s`kisha ku të shkoja dhe erdha në Delaware. Jam këtu vetëm për një ditë", tha ai.
Kurse gazetares që e pyeti: "A je i pastrehë?" Iu përgjigj: "Jo, s`jam i pastrehë. Kam një shtëpi shumë të bukur, por jam këtu vetëm se s`mund të shkoj në shtëpinë time të vërtetë".