Lajme nga Bota

Çekia, shteti i dytë i BE që do të furnizohet me vaksinat kineze

Çekia, shteti i dytë i BE që do të furnizohet me vaksinat

Republika Çeke do të jetë shteti i dytë i BE-së pas Hungarisë që do të furnizohet me vaksina kineze kundër COVID-19. Lajmi është bërë i ditur nga zyra e Presidentit çek Milos Zeman. Shkaku që ka shtyrë Pragën që të furnizohet me vaksinat kineze është numri i lartë i infektimeve me mutacionet e reja dhe vdekjet që po kapin shifra rekord përgjatë ditëve të fundit.

Marrëveshjet dhe shpërndarja me kompanitë perëndimore janë tejet të vështira për t’u siguruar, ndërkohë që sipas mediave ndërkombëtare, Kina i ka garantuar Çekisë dorëzim të menjëhershëm të vaksinave.

Tiranapost.al