Lajme nga Bota

Ekspertët britanikë hedhin poshtë teorinë e vitaminës D kundër virusit

Ekspertët britanikë hedhin poshtë teorinë e vitaminës D

Ekspertët shëndetësorë britanikë kanë hedhur poshtë pretendimet se suplementet e vitaminës D mbrojnë njerëzit nga sëmurja rëndë nga koronavirusi. NHS shqyrtoi pesë studime të kaluara për të parë nëse vitamina vërtetë mund të ndihmojë.

Disa studiues thanë se njerëzit me mungesë vitamine D kanë më shumë gjasa për të vdekur nëse sëmuren rëndë nga koronavirusi, ndërsa një studim indonezian tregoi se 99% e pacientëve me mungesë vitamine nuk shpëtuan nga koronavirusi, ndërsa vetëm 4 % e atyre me nivele të mira të vitaminës D shpëtuan.

Por ekspertët britanikë thanë se nuk ka asnjë provë apo fakt që vërteton lidhjen e vitaminës D me ashpërsinë e koronavirusit tek një pacient.

Zyrtarët shëndetësorë në Britani më herët rekomanduan që të gjithë të marrin suplemente të vitaminës kryesisht në dimër, kur nuk ka dritë të mjaftueshme të diellit dhe veçanërisht njerëzit me ngjyrë. Por tani rikthehet 'misteri'.

Fundja, ekspertët thonë se një gjë është e sigurtë: Nëse vitaminën D e merr si supplement shtesë, nuk do të ndodhë asnjë gjë e keqe, por nëse prekesh nga koronavirusi, kjo nuk do të thotë se do të shpëtojnë për shkak të vitaminës. / Daily Mail/