Lajme nga Bota

Ekspertët britanikë: Rreziku i vërtetë është vala e dytë e virusit

Ekspertët britanikë: Rreziku i vërtetë është vala

Ekspertët e shëndetit në Britani po bëjnë thirrje që të bëhet një rishikim urgjent nëse vendi është përgatitur siç duhet për ‘rrezikun e vërtetë’ të valës së dytë të koronavirusit.

Në një letër të hapur të botuar në gazetën mjekësore britanike, ministrat u paralajmëruan se duhen veprime urgjente dhe masa për të parandaluar humbje jetësh për shkak të virusit.

Kirurgë, infermierë, mjekë dhe infermierë kanë hedhur firmën e tyre në letër. Ky paralajmërim vjen pasi kryeministri britanik Boris Johnson njoftoi fundin e bllokimeve nga pandemia.

Ditën e djeshme, Johnson tha se baret, restorantet kinematë dhe parukeritë mund të happen. Rregulli i distancës sociale prej 2 metër do të reduktohet në 1 metër./ BBC/