Lajme nga Bota

Ekspertët britanikë: Virusi dëmton trurin. Pacientët shohin luanë në shtëpi dhe disa probleme të tjera

Ekspertët britanikë: Virusi dëmton trurin. Pacientët

Koronavirusi mund të çojë në një valë goditëse të trurit tek pacientët e infektuar. Ky është një shqetësim që kanë ngritur ekspertët britanikë të cilët kanë publikuar dhe një studim që lidhet me paralajmërimin e tyre. Ekspertët kanë treguar se koronavirusi mund të shkaktojë komplikacione neurologjike, duke përfshirë goditje në tru, dëmtim nervor dhe inflamacion potencialisht fatal të trurit, edhe nëse personat e infektuar nuk shfaqin simptoma të rënda të frymëmarrjes.

Autori i studimit, doktor Michale Zandi ka dhënë dhe një deklaratë për shtyp ku ka thënë: "Ne duhet të jemi vigjilentë dhe të kujdesemi për këto ndërlikime tek njerëzit që kanë dhe kanëpasur Covid-19".

Megjithatë ai shton se duhen bërë studime të tjera për të parë nëse këto pasoja do të kthehen në epidemi mes popullatave me njerëz të infektuar.

Studimi i botuar në revistën Brain, tregon grafitë dhe ekzaminimet tek 43 pacientë me koronavirus, të konfirmuar apo të dyshuar, për një periudhë kohore nga Prilli në muajin Maj. Moshat e tyre janë nga 16 deri në 85 vjeç me simptoma nga më të lehtat tek më të rëndat. Mes tyre tek 10 pacientë u gjend: Mosfunksionim i përkohshëm i trurit dhe delirium, tek 12 inflamacion i trurit, tek 8 prej tyre raste goditjesh në tru dhe tetë të tjerë me dëmtim nervor.

Ekspertët britanikë: Virusi dëmton trurin. Pacientët

Ndërsa një grua e cila është studiuar prej më shumë se një muaji ka treguar se ka pasur haluçinacione, duke parë luanë dhe majmunë në shtëpinë e saj.Të tjerë kanë raportuar mpirje në gjymtyrë apo ftytyrë, çorientim dhe shikim të dyfishtë.

Studiuesit po punojnë për të zbuluar se pse pikërisht koronavirusi shkakton kto lloj problemesh të rënda dhe çfarë mund të bëhet për ti paraprirë kësaj situate që mund të kthehet në epidemi. / CNN/