Lajme nga Bota

Ekspertët kinezë kanë një tjetër shqetësim: Emigrantët mund të sjellin valën e dytë të shpërthimit të Covid-19

Ekspertët kinezë kanë një tjetër shqetësim:

Ekspertët kinezë thonë se të gjitha rastet më të infektuar të rinj javën e fundit janë të importuara nga jashtë. Qeveria ka miratuar një plan me 16 milionë dollarë për të ndihmuar në prodhimet e testeve të reja të koronavirusit për ti paraprirë një vale të re. 

Kina kaloi dy ditë pa raste të reja të konfirmuara, por atje ekziston sërish frika për një shpërthim të një vale të dytë infeksioni, kur emigrantët kinezë në SHBA dhe nga Europa do të kthehen në shtëpitë e tyre në Kinë.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit, 41 rastet e reja të fundit të konfirmuara në Kinë, u importuan nga jashtë. Kjo ka bërë që vendi të forcojë masat dhe të punojë për të prodhuar më shumë teste.

Kina ka në total 81,008 të infektuar, 3,255 viktima 71,740 të shëruar  dhe 1,927 në trajtim infektiv.