Lajme nga Bota

Ekspertët skeptikë pas studimit spanjoll: Mund të mos e arrijmë imunitetin

Ekspertët skeptikë pas studimit spanjoll: Mund të mos e

Antitrupat ndaj Covid-19 në popullatën e Spanjës nuk janë të mjaftueshme për të siguruar imunitetin e masës (Herd Immunity). Këtë ka zbuluar një studim i ri duke marrë parasysh edhe faktin se Spanja është një nga vendet europiane me më shumë të infektuar dhe të goditur fort nga pandemia, që nuk solli rezultatet që priteshin.

Imuniteti i masës arrihet kur popullata në mënyrë të përgjithshme ekspozohet ndaj virusit apo infeksionit. Por studimi në Spanjë i ka bërë skeptikë ekspertët për efektivitetin e një qasje të tillë, duke paralajmëruar se imuniteti ndaj koronavirusit nuk është i garantuar. Edhe në rastet kur duket si e tillë, në fakt ajo mund të zgjasë për një periudhë shumë të shkurtër.

Nga 90 % e atyre të marrë në studim, vetëm 5 % e tyre kishin krijuar antitrupa që luftojnë virusin. Në varësi të faktit se sa infektues bëhet virusi, duhet që mes 50% dhe 90 % të një popullate të krijojnë imunitet për të arritur atë që njihet botërisht si strategjia e Herd Immunity!