Lajme nga Bota

Eksperti bën një parashikim të zymtë për SHBA-të: Javët e ardhshme më të errëtat e pandemisë!

Eksperti bën një parashikim të zymtë për SHBA-të:

Teksa rastet e Covid-19 vijojnë të rriten në gjithë Amerikën, Michael Osterholm, eksperti i lartë i sëmundjeve infektive paralajmëroi amerikanët se javët e ardhshme do të jenë më të errëtat e pandemisë.

Mesatarisht, Amerika ka më shumë se 55 mijë raste të reja në ditë dhe 10 shtete raportuan numrin më të lartë të të infektuarve ditën e premte.

EKsperti amerikan thotë se tani është momenti që SHBA të përballet me një numër shumë më të lartë të infektuarish, duke variuar nga 67 deri në 75 mijë raste, duke nisur nga sezoni i dimrit dhe aktivitetit ekonomik, pas pushimeve.

‘Në kemi trajtime dhe terapi për të ulur pikun, por në të vërtetë 12 javët e ardhshme do të jenë më të errëtat nga e gjithë pandemia’, thotë a inë një intervistë për mediat amerikane.

Eksperti vë në pah edhe skepticizmin e gati gjysmës së popullsisë amerikane të cilët sipas sondazheve kanë thënë se nuk do e bëjnë vaksinën kur të dalë, pasi nuk kanë besim: 'Pra ky problem me të cilin po përballemi tani është i madh'!