Lajme nga Bota

Eksperti italian: Klinikisht virusi nuk ekziston më tek ne. A do ketë valë të dytë?

Eksperti italian: Klinikisht virusi nuk ekziston më tek ne. A do ketë

Koronavirusi në Itali është drejt zhdukjes. Këtë ka deklaruar një ekspert italian me emrin Alberto Zangrillo. Ai është drejtues i një spitali në Milano i cili ka thënë se virusi nuk ekziston më spitalet e Italisë, pavarësisht se raste të reja por dhe viktima raportohen çdo ditë.

Por eksperti flet në nivel klinik:

 “Në realitet virusi klinikisht nuk ekziston më në Itali. Tamponët që u kryen gjatë 10 ditëve të fundit treguan një ngarkesë virale në terma sasiorë, që është absolutisht i papërfillshëm në krahasim me ato të kryera një ose dy muaj më parë”.

Ndërsa për rrezikun e një vale të dytë, ai thotë:

 “Ne duhet të kthehemi të jemi një vend normal. Dikush duhet të marrë përgjegjësinë për terrorizimin e vendit”.

Një tjetër mjek nga Genova thotë se koronavirusi fatmirësisht po dobëson forcën e tij.

“Fuqia që kishte virusi para dy muajsh nuk është e njëjta me forcën që ka sot. Është e qartë se sot sëmundja COVID-19 është e ndryshme”.