Lajme nga Bota

Eksperti japonez: Kjo lloj maske nuk të mbron nga koronavirusi

Eksperti japonez: Kjo lloj maske nuk të mbron nga koronavirusi

Kjo lloj maske plastike që mbulon të gjithë fytyrën, në fakt lejon 100 % të spërklave të lëshuara nga pacientët e infektuar me koronavirus që të futen tek rrugët e frymëmarrjes.

Sipas një studimi të fundit të publikuar në Daily Mail, thuhet se ky produkt nuk është aspak mbrotjes ndonëse u reklamua nga disa ekspertë si të sigurtë.  Ndërsa qeveria britanike i ka sugjeruar ato tek parukierët, berberët, estetistët dhe ata që bëjnë tatuazhe.

Eksperti japonez: Kjo lloj maske nuk të mbron nga koronavirusi

Një stimulim kompjuterik zbuloi se këto maska janë rrugë e hapur për grimcat e virusit më të vogla se pesë mikrometra në madhësi të lëshuara kur  flasim apo marrim frymë. Në rastin e kollitjes, grimca më të mëdha se 50 mikrometra gjejnë rrugën për të prekur personin përballë, edhe pse ka këtë maskë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë se mburojat e fytyrës mund të ndihmojnë në parandalimin e virusit, i quajtur shkencërisht SARS-CoV-2. Por studimi thekson se ato mund të bëjnë punë vetëm nëse vendosim maskë kirurgjikale poshtë, ruajmë distancën dhe lajmë duart shpesh.

Eksperti japonez: Kjo lloj maske nuk të mbron nga koronavirusi

Makoto Tsubokura, udhëheqës i ekipit të studimit të kryer nga Riken Center në Japoni, paralajmëroi kundër kësaj maske.

Ai tha për The Guardian: 'Duke gjykuar nga rezultatet e simulimit, për fat të keq efektiviteti i mbrojtësve të fytyrës në parandalimin e përhapjes së spërklave nga goja e një personi të infektuar është i kufizuar në krahasim me maskat e tjera si ato kirurgjikale'.