Lajme nga Bota

Ekspertja e sëmundjeve infektive në Rusi rrezikon 5 vjet burg: U kthye me koronavirus nga Spanja por nuk u izolua

Ekspertja e sëmundjeve infektive në Rusi rrezikon 5 vjet burg: U kthye

Një doktoreshë ruse rrezikon burgun pasi vuri në rrezik ndaj koronavirusit 1200 njerëz. Irina Sannikova shkoi me pushime në Spanjë, dhe kur u kthye në Rusi nuk u izolua. Madje mori pjesë në konferenca duke u takuar me mjekë dhe studentë të mjekësisë. Deri më tani nga kontaktet që ajo ka pasur, ka infektuar 11 persona të cilët dolën pozitivë pas testit. 

Sannikova është mjeke infeksioniste në Stavropol, një zonë e madhe sa gjysma e Anglisë në Rusinë jugperëndimore. 50 vjeçarja është mjeke e njohur në nivel ndërkombëtar dhe eksperte e sëmundjeve infektive.

Ajo u diagnostikua gjashtë ditë pasi u kthye nga Madridi dhe tashmë po mbahet në intubim. Pasi të shërohet, mund të përballet me 5 vite burg, për kërcënim të jetës se qytetarëve.

Guvernatori rajonal Vladimir Vladimirov tha se ajo u tregua e papërgjegjshme.

Ekspertja e sëmundjeve infektive në Rusi rrezikon 5 vjet burg: U kthye

Në rrjetet sociale, rusët po e kritikojnë duke i thënë egosite: Doli në tv duke na bërë thirrje për përgjegjësi sociale dhe distancim, ndërkohë që vetë ishte infektuar dhe tani rrezikon 700 të tjerë.

306 njerëz rezultojnë të infektuar në Rusi me numrin më të madh në Moskë. Rusia konfirmoi vdekjen e parë nga koronavirusi të enjten. Bëhet fjalë për një grua 79 vjeçe, e cila vuante nga sëmundje të tjera kronike, si diabeti i tipit 2, sëmundje në arterie dhe hipertension.

Presidenti Vladimir Putin ka thënë se situata  është nën kontroll dhe se do të kryhen më shumë teste. Putin ka thënë gjithashtu se Rusia i mbylli kufijtë që në fillim të rasteve të para të virusit, duke mos rrezikuar një skenar tragjik si në Itali.