Lajme nga Bota

Elon Musk: As unë as familja ime nuk do e bëjmë vaksinën anti-Covid

Elon Musk: As unë as familja ime nuk do e bëjmë vaksinën

Elon Musk thotë se ai dhe familja e tij nuk do e bëjnë vaksinën kundër koronavirusit, kur të dalë. Teksa fliste për situatën e pandemisë në një podcast të Sway, ai u pyet nëse do të bënte vaksinën kur të dilte në qarkullim, përgjigjja e Musk ishte kjo: Nuk do e bëj vaksinën sepse nuk jam në rrezik nga Covid, as unë as fëmijët dhe familja ime.

New York Times shkruan se nuk ka asnjë provë që Musk me familjen mund të jenë më pak të ndjeshëm apo të prekshëm ndaj virusit. Musk thotë gjithashtu se masat kufizuese nuk po i shërbejnë të mirës së madhe. ‘Mendoj që kushdo që është në rrezik duhet të futet në karantinë derisa të kalojë stuhia".

Themeluesi i Tesla parashikoi se në muajin mars nuk do të kishte asnjë të infektuar deri në fund të prillit. Që kur shpërtheu pandemia, Musk nuk ka lënë pa shprehur skepticizimin e tij, duke thënë se i ka injoruar të dhënat që tregojnë se shumë prej të infekturve nuk shfaqin simptomat.

Frika për vaksinën e koronavirusit që sipas tij shkakton efekte anësore në fakt nuk është ngjallur vetëm tek Musk. Një sondazh amerikan zbuloi se 33% e qytetarëve janë kundër vaksinës.

Po ju? Na tregoni çfarë mendoni?