Lajme nga Bota

Elon Musk e kthen Twitter-in në 'hotel' për stafin

Elon Musk e kthen Twitter-in në 'hotel' për stafin

Zyrat e Twitter janë shndërruar në dhoma gjumi, shkruan BBC teksa shpërndan disa foto të siguruara nga brenda kompanisë.

Një imazh tregon një dhomë me një krevat dopio, duke përfshirë një gardërobë dhe pantofla.

Një ish-punëtor ka thënë se shefi i ri i Twitter, Elon Musk ka fjetur në selinë e Twitter që kur bleu kompaninë.

Elon Musk e kthen Twitter-in në 'hotel' për stafin

Në një postim të fshirë, Musk shkruajti se ai do të punonte dhe do të flinte në zyrë derisa të rregullohej Twitter.

Ndërs muajin e kaluar, ai i dërgoi email të gjithë stafit të kompanisë duke thënë se do të duhej të punonin orë të gjata me intensitet të lartë.

“Vetëm performanca e jashtëzakonshme do të përbëjë notë kaluese”, ka shkruar ai.

Autoritetet po hetojnë shkelje të mundshme të kodit të ndërtimit.

Tiranapost.al