Lajme nga Bota

Elon Musk kërcënohet nga kreu i agjencisë hapësinore të Rusisë: Nëse vdes në rrethana misterioze, gëzohem që u njohëm


Elon Musk kërcënohet nga kreu i agjencisë hapësinore të

Shefi ekzekutiv i Teslas, Elon Musk është kërcënuar nga kreu i agjencisë ruse të hapësirës, Dmitry Rogozin, për përpjekjet e tij për t'i ofruar Ukrainës shërbimin e internetit.

Musk, 50 vjeç, ka përdorur Starlink - një grup prej më shumë se 2000 satelitësh në orbitën e ulët të Tokës - për të transmetuar lidhjet e internetit anembanë botës.

Shërbimi ka një prani të madhe në Ukrainë , i prezantuar me qëllimin e qartë për ta mbajtur vendin online në mes të pushtimit të vazhdueshëm rus.

Elon Musk kërcënohet nga kreu i agjencisë hapësinore të

Musk publikoi mesazhin e Rogozin, i cili e akuzon sipërmarrësin se i ka dhënë shërbim interneti Batalionit Azov, që konsiderohet si grupim neonazist nga rusët. “Elon Musk është i përfshirë në dhënien e ndihmës ushtarake ndaj forcave fashiste në Ukrainë. Dhe për këtë, duhet të përgjigjesh si i rritur Elon, pavarësisht se luan rolin e budallait”.

Miliarderi u përgjigj, siç bën shpesh.

"Fjala "nazist" nuk do të thotë atë që ai mendon se ka," shkroi Musk. “Nëse vdes në rrethana misterioze, gëzohem që u njohëm”.