Lajme nga Bota

Elon Musk punoi ilegalisht pasi mbërriti në SHBA në vitin 1995 

Elon Musk punoi ilegalisht pasi mbërriti në SHBA në vitin

Elon Musk punoi ilegalisht në SHBA, pasi braktisi një program studimesh pasuniversitare në Kaliforni, sipas një raporti të Washington Post, që e krahason episodin me pikëpamjet kundër imigracionit të multimiliarderit të Afrikës së Jugut.

Washinton Post raportoi se Musk mbërriti në Palo Alto të Kalifornisë në vitin 1995 me qëllim që të regjistrohej në studimet pasuniversitare në Universitetin e Stanfordit, por ai kurrë nuk u regjistrua.

Në vend të kësaj, ai zhvilloi kompaninë e softuerit Zip2, e cila u shit në vitin 1999 për rreth 300 milionë dollarë.

Musk ka dalë së fundmi publikisht pro Trump, i cili garon për një mandat të dytë si president.

Gjatë një paraqitjeje të fundit në fushatën e Trump, ai e krahasoi kufirin SHBA-Meksikë me një “apokalips zombie” – edhe pse ai e kishte përshkruar më parë veten si “jashtëzakonisht pro emigrantëve, duke qenë edhe vetë një i tillë”.