Emigranti shqiptar në Itali shpëton djalin e tij dhe vdes i shtypur nga krahu i një vinçi. Sakrifica e tij e fundit
E Enjte 21 Nëntor 2024, 13:04
TiranaPost
Fatmir Isufi, një emigrant shqiptar 51-vjeçar humbi jetën në punë në një kantier ndërtimi brenda qendrës kërkimore të Società Metropolitana Acque Torino, në Itali.
Ai u shtyp nga krahu i një vinçi për të shpëtuar djalin e tij
Aksidenti ndodhi rreth orës 20:30 të së hënës së 18 nëntorit dhe punëtori u shtyp nga krahu i vinçit teksa po kryente punimet për ndërtimin e një rezervuari të ri pompimi. Sipas dëshmive fillestare, 51-vjeçari – pas përmbysjes së vinçit – e ka larguar djalin për ta shpëtuar.
Fatmir Isufi jetonte në Brianza, në Arcore. Dhe ai nga Shkodra. Mediat italiane po shkruajnë për sakrificën e babait shqiptar që mbrojti me jetë djalin e tij.