Lajme nga Bota

Ende ka shpresë për Shqipërinë! Lista e BE-së për vendet që lejohen hyrje-dalje nuk është përfundimtare për verën

Ende ka shpresë për Shqipërinë! Lista e BE-së për

Sot u publikua një listë nga BE me 14 vendet që cilësohen si të sigurta dhe me të cilat do të lejohen që të ketë hyrje-dalje të udhëtarëve nga 1 korriku. Shqipëria nuk ishte pjesë e kësaj liste. Por lajmi i mirë është se, siç shkruan DW, lista e vendeve të ndaluara dhe të lejuara do të përditësohet çdo 14 ditë për të marrë parasysh progresin ose jo të tyre.

Lista e vendeve të lejuara është teknikisht një rekomandim. Sipas Këshillit Evropian, vendet anëtare do të kenë fjalën e fundit se si do të lehtësohen kufizimet për vendet në listë.

"Autoritetet e shteteve anëtare mbeten përgjegjëse për zbatimin e përmbajtjes së rekomandimit. Ata në transparencë të plotë mund të heqin vetëm kufizimet e udhëtimit në mënyrë progresive drejt vendeve të listuara”, tha Këshilli.

Çfarë do të ndodhë me vendet që nuk janë në listë, nga 1 korriku, si rasti i vendit tonë?

Udhëtarët nga vendet që nuk janë në listë nuk do të lejohen. Por përsëri, mbetet në dorën e secilit shtet që të vendosë. Rekomandimet e BE-së nuk janë detyruese, kështu që përfundimisht vendet mund të hapen për cilindo komb që dëshirojnë.

Në listën e sigurt aktuale, që do t’i nënshtrohet sërish ndryshimeve, bëjnë pjesë Algjeria, Australia, Kanadaja, Gjeorgjia, Japonia, Mali i Zi, Maroku, Zelanda e Re, Ruanda, Serbia, Koreja e Jugut, Tajlanda, Tunizia dhe Uruguai.

BE urdhëroi mbylljen e kufijve jashtë bllokut nga mesi i marsit.

Lexo më shumë: