Lajme nga Bota

Epidemiologët: Mund të na duhen vaksina të reja pas një viti

Epidemiologët: Mund të na duhen vaksina të reja pas një viti

Mutacionet e koronavirusit mund t'i bëjnë vaksinat aktuale jo-efektive brenda një viti. Ky është paralajmërimi që bëjnë epidemiologët, virologë dhe specialistë të sëmundjeve infektive të cilët janë pyetur në një sondazh nga ‘Aleanca e Vaksinave të Popullit’.

Sondazhi me 77 ekspertë nga disa prej institucioneve kryesore në 28 vende të botës, zbuloi se pothuaj një e treta e tyre kanë thënë se vaksina nuk do kishte efekt tek mutacionet e reja të virusit pas nëntë muajsh ose më pak.

?Më pak se 1 në 8 thanë se besonin se mutacionet nuk do t'i bënin kurrë vaksinat aktuale joefektive.

Dy të tretat mendojnë se do duhet një vit ose më pak para se virusi të shndërrohet në formën që shumica e vaksinave të gjeneratës së parë të bëhen joefektive dhe ndërkohë kërkojnë të krijohen vaksina të reja modifikuese.

Shumica dërrmuese e ekspertëve - 88% e tyre thanë që mbulimi i vazhdueshëm i ulët i vaksinave në shumë vende do ta bënte më të mundshme shfaqjen e mutacioneve rezistente.

Aleanca e Vaksinave të Popullit paralajmëron se me shkallën aktuale të programeve globale të vaksinimit, vetëm 10% e njerëzve në shumicën e vendeve të varfra do të vaksinohen deri në vitin e ardhshëm. ?

?*Tiranapost.al