Lajme nga Bota

Erdogan besimplotë se takimi me Biden do të zgjidhë problemet mes Amerikës dhe Turqisë

Erdogan besimplotë se takimi me Biden do të zgjidhë problemet mes

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan është shprehur besimplotë se takimi me homologun e tij amerikan, Joe Biden do të shërbejë për të qartësuar mes palëve se nuk i ndajnë çështje serioze dhe të zgjidhin ndonjë keqkuptim që mund të ekzistojë mes Ankarasë dhe Washington-it.

Këtë besim, Erdogan e ka shprehur gjatë një konference për shtyp nga Brukseli ku po zhvillohet samiti i NATO-s. Presidenti turk ka thënë se bisedimet me Biden do të jenë mundësia për “një dialog të sinqertë dhe produktiv”, teksa ka nënvizuar se është mik i hershëm i Biden.

“Duhet të ketë një fillim të mirë të marrëdhënieve me administratën e re, një lidhje që do të ngrihet mbi respektin e ndërsjelltë në çdo fushë”- ka shtuar Erdogan.

Kujtojmë se marrëdhëniet bilaterale mes Turqisë dhe SHBA-ve kanë njohur një rënie të ndjeshme përgjatë viteve të fundit për shkak të ndërhyrjes së Ankarasë në territorin sirian dhe persekutimin e kurdëve të zonës që kanë luftuar si aleatë të Amerikës, por edhe për shkak të vendimit të Erdogan për të blerë avionët ushtarakë të teknologjisë së fundit, S-400 nga Rusia.

Tiranapost.al