Lajme nga Bota

Erdogan bie dakort të paguajë gazin rus në Rubla

Erdogan bie dakort të paguajë gazin rus në Rubla

Presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan kanë rënë dakord që Turqia t'i paguajë Rusisë në rubla për furnizimet e pjesshme të gazit.

Bisedimet dypalëshe, të mbajtura në Soçi, Rusi, zgjatën mbi katër orë.

“Në procesin e negociatave, presidentët ranë dakord që do të fillonin pagesën në rubla për furnizimet e pjesshme të gazit,” u tha gazetarëve zëvendëskryeministri rus Alexander Novak pas takimit.

Putin dhe Erdogan ranë dakord gjithashtu për të mbajtur takimin e radhës të Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Ruso-Turk në Turqi.