Lajme nga Bota

Erdogan i dërgon mesazh Putinit: Duhet t’i japim Izraelit një “mësim që nuk do ta harrojë”

Erdogan i dërgon mesazh Putinit: Duhet t’i japim Izraelit një

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan i ka komunikuar homologut të të tij rus, Vladimir Putin mesazhin se komuniteti ndërkombëtar nuk duhet të qëndrojë pasiv për eventet që po ndodhin në Izrael dhe se duhet t’i jepet Tel-Aviv-it një “mesazh të fortë që nuk do ta harrojë” për agresionet përkundrejt besimtarëve myslimanë.

Lajmi është bërë i ditur nga “Associated Press” që u informua nga Drejtori i Komunikimit të presidentit turk. Komunikimi u bë pak orë pas takimit të Këshillit të Sigurisë në OKB, ku Rusia ka të drejtën e vetos. Prej takimit në fjalë veçse mesazheve për uljen e tensioneve nuk është rënë dakord për veprimet konkrete që do të garantonin rikthimin e stabilitetit në Lindjen e Mesme.

Erdogan ka propozuar formimin e një force të sigurisë ndërkombëtare për respektimin e të drejtave të myslimanëve në Izrael, ndonëse Hamas vetëm në 48 orët e fundit kanë lëshuar mbi 300 raketa në drejtim të hebrenjve duke shkatërruar infrastrukturën në disa zona të Tel-Aviv dhe duke shkaktuar vdekjen e një vajze 6-vjeçare.

Rusia historikisht ka mbështetur Palestinën në konfliktin me Izraelin për të balancuar potencën e SHBA-ve në rajon, por Moska gjithmonë ka hezituar të dërgojë armatime dhe të përfshihet aktivisht në shtetin hebre.

Tiranapost.al