Lajme nga Bota

Erdogan kundër anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO

Erdogan kundër anëtarësimit të Finlandës dhe

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan deklaroi se Turqia nuk e përkrah anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO. Erdogan u shpreh se Turqia mund ta përdorë statusin e saj për të vënë veto kundër pranimit të të dyja vendeve.

“Ne po ndjekim me kujdes zhvillimet në lidhje me Suedinë dhe Finlandën, por nuk jemi të një opinioni të favorshëm”, u tha Erdogani gazetarëve.

Udhëheqësi turk e shpjegoi kundërshtimin e tij duke përmendur mbështetjen e supozuar të Suedisë dhe vendeve të tjera skandinave për militantët kurdë dhe të tjerët që Turqia i konsideron si terroristë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë më herët se nëse Finlanda dhe Suedia do të aplikojnë zyrtarisht për t'u bashkuar me organizatën politiko-ushtararake do të priten me krahë hapur.