Lajme nga Bota

Erdogan viziton Qipron e Veriut: E vetmja rrugë për paqen është krijimi i dy shteteve

Erdogan viziton Qipron e Veriut: E vetmja rrugë për paqen

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka zhvilluar ditën e sotme një vizitë zyrtare në Qipron e Veriut, një territor që njihet nga OKB si “zonë e okupuar” dhe që prej viteve 1970, në mënyrë të ngjashme me konfliktin mes Izraelit dhe Palestinës ka qenë objekt negociatash ndërkombëtarë për të zgjidhur çështjen e statusit të saj.

Zona është lënë krejtësisht e varfër, teksa nuk ka njohje ndërkombëtare dhe ndodhet nën embargo tregtare, megjithatë 38 vjet pas okupimit zgjidhja ende duket e largët. Erdogan i shoqëruar me presidentin e vetëshpallur të Qipros së Veriut, Ersin Tatar ka nënvizuar se e vetmja zgjidhje për këtë ndasi është që të krijohen dy shtete legjitime që do të njihen reciprokisht.

“Zgjidhja mes dy shteteve është e vetmja rrugë për të avancuar dhe për të mundësuar që të gjithë njerëzit që jetojnë në ishull të kenë prosperitet dhe paqe në të ardhmen”- është shprehur kreu i shtetit turk.

Kujtojmë se pozicioni i Qipros greke është që territori i veriut t’i bashkohet juridiksionit të saj dhe minoriteti turk të gëzojë të drejta kulturore dhe arsimore, por jo status të veçantë si etni përbërëse e kombit çka do të impononte dy-gjuhësinë dhe detyrimin për bashkëqeverisje.

Tiranapost.al