Lajme nga Bota

Sulmet ajrore izraelite në Gaza vrasin 9 persona, duke përfshirë edhe një vajzë 5-vjeçare

Sulmet ajrore izraelite në Gaza vrasin 9 persona, duke përfshirë

Ushtria izraelite nisi sulme vdekjeprurëse ajrore në Gaza të premten, ndërsa tensionet vazhdojnë të rriten midis Izraelit dhe grupeve militante palestineze.

Ministria palestineze e shëndetësisë tha se të paktën nëntë persona u vranë, duke përfshirë një vajzë pesëvjeçare dhe 55 të tjerë u plagosën. Në një deklaratë ushtria izraelite tha se operacioni ushtarak kishte në shënjestër Xhihadin Islamik, më i vogli nga dy grupet kryesore militante në Gaza.

Sulmet ajrore izraelite në Gaza vrasin 9 persona, duke përfshirë

Hamasi, grupi militant që kontrollon Gazën, ka dënuar veprimin e Izraelit.

Sulmet ajrore izraelite në Gaza vrasin 9 persona, duke përfshirë

“Armiku izraelit, i cili filloi përshkallëzimin kundër Gazës dhe kreu një krim të ri, duhet të paguajë çmimin dhe të mbajë përgjegjësinë e plotë për të”, tha zëdhënësi Fawzi Barhoum.