Lajme nga Bota

Eurovision 2021 mund të pranojë spektatorë: Plani sa do lejohen dhe testi që duhet me vete

Eurovision 2021 mund të pranojë spektatorë: Plani sa do lejohen

Gjatë muajve të fundit, Fieldlab ka studiuar përhapjen e koronavirusit në evente të mëdha si koncerte, ndeshje futbolli dhe festivale. Megjithëse asnjë event nuk rezultoi plotësisht imun ndaj COVID-19, ato kanë ndihmuar politikë-bërësit dhe organizatorët të vlerësojnë se si virusi përhapet përmes një audience dhe cilat masa parandaluese janë të dobishme.

Në evente të ndryshme, të pranishmëve u janë dhënë sensorë në mënyrë që të gjurmohen ndërveprimet dhe lëvizjet e tyre brenda audiencës. Eksperimente të ngjashme janë kryer në Gjermani dhe Spanjë muajt e fundit.

Sipas kufizimeve aktuale Holandeze, nuk ka gjasa që Eurovision 2021 të lejohet që të ketë një audiencë. Por nëse kthehet në një event me sugjerimet e ‘Fieldlab’, gjasat rriten.

Masat paraprake të mundshme përfshijnë testimin me rezultatin negativ para hyrjes dhe monitorimin pas festivalit. Sipas RTL Nieuws, vetëm qytetarët holandezë mund të lejohen të jenë të pranishëm, por me numër të kufizuar.

Qeveria ka theksuar se pranimi i kërkesës me spektatorë në sallën e festivalit varet nga situata lokale e koronavirusit. Aktualisht, Holanda po lufton me një valë të tretë të virusit. Dhe qeveria në detyrë nuk do marrë vendim final deri në fund të Prillit.

Megjithatë, festivali që do mbahet në 'Ahoy Arena' të Roterdamit mund të lejohet të ndiqet nga 3.500 spektatorë.

Eurovision 2021 mund të pranojë spektatorë: Plani sa do lejohen

Eurovision 2021 fillon më 18 maj dhe përfundon më 22 maj. Shqipëria përfaqësohet nga këngëtarja Anxhela Peristeri. Ajo do të performojë në natën e dytë të gjysmëfinales, e renditur në vendin 11.

*Tiranapost.al.