Lajme nga Bota

Evropa shtrëngon masat: Maska, izolim dhe gjendje e jashtëzakonshme

Evropa shtrëngon masat: Maska, izolim dhe gjendje e jashtëzakonshme

Shifrat e infektimeve me Covid-19 janë rritur kudo ndaj shtetet po shtojnë masat mbrojtëse. Shqipëria nuk është e vetmja që ka vendosur përdorimin e maskës kudo në ambientet publike. Pas rekordit të 24 orëve të fundit edhe Gjermania vendosi mbajtjen e saj në çdo ambient jashtë shtëpisë.

Gjermania vendos maskat kudo me detyrim.

Çekia shpall gjendjen e jashtëzakonshme. Mbyll shkollat, baret, restorantet.

Franca mbyll Parisin dhe 8 qytete të tjera nga ora 21:00-06:00. Kush thyen rregullat 135 euro gjobë.

Holanda izolim të pjesshëm.

Italia ndalon festat edhe në shtëpi.

Kjo është situata e deritanishme. Gripi dhe virozat e stinës pritet ta përkeqësojnë situatën, ndaj shtrëngimi i masave duket mundësia e vetme.