Evropianët do të paguajnë për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2025
Shtetasit europianë që udhëtojnë drejt Mbretërisë së Bashkuar pa viza, shumë shpejt do të detyrohen të paguajnë një tarifë prej 10 paundesh për t’u futur në ishull.
Rregulli i ri hyn në fuqi vitin e ardhshëm. Fillimisht autorizimi elektronik për udhëtim ishte i zbatueshëm vetëm për shtetasit e Katarit, Bahreinit, Omanit, Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, por nga pranvera 2025 zgjerohet për një sërë shtetesh të tjerë, përfshirë ata të Bashkimit Europian. Në nëntor, pagesa e tarifës hyn në fuqi edhe për udhëtarët nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Tarifa duhet të paguhen nga çdo person që do të futet në Britaninë e Madhe pa vizë, pa përjashtuar foshnjat dhe fëmijët. Gjithashtu tarifa duhet paguar edhe nga ata që futën në vend me vizë pune apo studimi.
Të përjashtuar nga pagesa e tarifës janë vetëm shtetasit e Republikës së Irlandës.
Një tarifë të ngjashme, për udhëtarët pa viza, do të aplikojë edhe Bashkimi Europian nga viti i ardhshëm, që do të kushtojë 7 euro.
Ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë nisur që prej vitit 2009 zbatimin e këtij sistemi, ku udhëtarët pa viza paguajnë një tarifë prej 21 dollarësh, që vlen për 2 vite.