Exit-pollet përfundimtare: Partia e Melonit fiton në Itali, Le Pen dominon në Francë
Të dhënat përfundimtare për zgjedhjet evropiane kanë mbërritur. E djathta fiton në shumë vende, Macron shembet në Francë ku partia e Le Pen arriti një rezultat historik.
"Me renditjen e RN mbi 32%, francezët sapo na kanë dhënë vlerësimin më të lartë të çdo partie në 40 vjet." Kështu deklaroi Marine Le Pen, duke komentuar rezultatin e RN dhe shpërndarjen e Parlamentit të shpallur nga Presidenti Emmanuel Macron.
Në Itali Partia e Giorgia Melonit ka fituar me 26-30%.
Ursula von der Leyen, kandidatja kryesore e qendrës së djathtë, u është drejtuar mbështetësve në selinë e partisë në Bruksel, pasi vlerësimet paraprake tregojnë se Partia Popullore Europiane mbetet formacioni më i fortë politik, që do të drejtojë Parlamentin e ri Evropian, me mbi 180 deputetë.
"Sot është një ditë e mirë për PPE. Ne fituam zgjedhjet evropiane miqtë e mi. Ne jemi partia më e fortë, ne jemi spiranca e stabilitetit. Së bashku me të tjerët do të ndërtojmë një bastion kundër ekstremizmit të majtë dhe të djathtë. Ne do ndalojmë ata”.